Gjendja në pikat kufitare, kolona në Vërmicë dhe te Dheu i Bardhë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se aktualisht gjendja në kufi është e qetë dhe nuk raportohet për kolona të gjata. Sipas të dhënave të publikuar në ora 08:13, përveç pikës kufitare Dheu i Bardhë, vendkalimet tjera kufitare janë të lira për qarkullim, ku dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre […]
Foto: Ilustrim
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se aktualisht gjendja në kufi është e qetë dhe nuk raportohet për kolona të gjata.
Sipas të dhënave të publikuar në ora 08:13, përveç pikës kufitare Dheu i Bardhë, vendkalimet tjera kufitare janë të lira për qarkullim, ku dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në 10 minuta.
Kurse, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritja e qytetarëve për të hyrë në Kosovë është 60 minuta dhe kolona rreth 1000 metra.
FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR
| Pikat e Kalimit Kufitar | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (metra) Hyrje | Kolona (metra) Dalje |
| Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Kullë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Bërnjak | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Glloboqicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Stançiq | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Vërmicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Hani i Elezit | 05-10 | 05-10 | 00 | 00 |
| Jarinje | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Mutivodë | 05-10 | 03-05 | 00 | 00 |
| Muçibabë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
| Dheu i Bardhë | 60 | 05 | 1000 | 00 |
| Merdarë | 30 | 90 | 00 | 500 |