Gjatë tre mujorit të parë të vitit 2022 janë asgjësuar rreth 45 mijë kilogram mish

  • 06.05.2022
Gjatë tre mujorit të parë të vitit 2022 janë asgjësuar rreth 45 mijë kilogram mish

Sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, të gjitha produktet që shiten duhet të kenë deklaracionin e përmbajtjes.

Por kjo nuk ndodhet tek të gjitha produktet.


Mishi i përpunuar, jo gjithmonë ka deklaracionin e përmbajtjes së tij.

Lamir Thaçi, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, tregon se në këso rastesh produkti tërhiqet nga tregu.

“Në rastet kur ne kemi hasur produktin pa deklaracion e kemi largu nga tregu dhe është këkruar nga prodhuesi apo përpunuesi t’i vendos gjithë përbërit që ka aty në deklaracion. Në rastet kur deklaracioni ka qenë i rrejshëm apo nuk ka pas të gjithë përbërësit, gjithmonë produkti është asgjesuar apo është dërguar fletëparaqitje për gjykatë”, tha Thaçi për Tëvë1.

Thaçi thotë se vetëm deri tani, këtë vit është tërhequr një sasi e konsiderueshme e mishit.

“Deri më tani këtë vit kemi asgjesu 45 mijë kilogrm mish dhe nënprokute të mishit , e një ndër arsyet e asgjesimit ka qenë mos deklarimi i rregullt. Mishtorja është shitës direct me konsumatorin, por edhe në këto raste ne vitin e kalum kemi konfisku te të gjitha regjionet. Në disa raste nuk kanë qenë të licencuar si përpunues e në këto raste ne kemi konfiskuar dhe asgjesuar produktin dhe kjo do të vazhdojë edhe tutje”, tha ai.

Ndër të tjera, Thaçi tregon se i gjithë mishi asgjesohet përmes deponisë të mbeturinave dhe depove regjionale të përcaktuara nga Ministria e Ambientit.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë