Gjatë janarit 2023 në hotelet e Prizrenit kanë qëndruar mbi 7 mijë vizitor, mbi 5 mijë ishin të huaj

06.03.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për janar 2023. Në Janar 2023 (M1 2023) pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës. Në Janar 2023 numri i vizitorëve (vendor dhe të huaj) është  38,465  prej tyre 40.87%  janë vendor dhe 59.13%  janë të […]

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për janar 2023.

Në Janar 2023 (M1 2023) pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës.

Në Janar 2023 numri i vizitorëve (vendor dhe të huaj) është  38,465  prej tyre 40.87%  janë vendor dhe 59.13%  janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 67,138  prej tyre 44.79%  nga vendorët dhe 55.21%  nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve e ka regjioni i Prishtinës me 13,870 vizitor, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimi e ka regjioni i Pejës me 23,520  net-qëndrimi.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania etj.

Sipas raportit të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë muajit janar 2023 në hotelet e Qytetit të Prizrenit kanë qëndruar gjithsej 7.697 vizitor, prej tyre 2.267 vendor dhe 5.430 të jashtëm.