Plagoset aksidentalisht me armë zjarri një person në Caparc të Prizrenit
11.10.2026
Një person ka mbetur i plagosur aksidentalisht me armë zjarri të shtunën në fshatin Caparc të Prizrenit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 tetor 2026, rreth orës 15:10, kur i dyshuari ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur veten me pistoletën e një personi tjetër.
Policia ka bërë të ditur se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Në lidhje me rastin, autoritetet kanë sekuestruar dy pistoleta të tipit Sig Sauer, dy karikatorë, 27 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë fisheku.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe vazhdon në procedurë të rregullt.
