Gjatë hyrjes në Kosovë nuk kërkohet test negativ nëse keni qëndruar në Shqipëri

Një ndër masat mbrojtëse ndaj COVID-19 është edhe ajo që të gjithë qytetarët gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

Por kjo masë nuk vlen për lëvizjet e qytetarëve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur për Express ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi i cili ka thënë se qytetarët e Kosovës që shkojnë për Shqipëri nuk kanë nevojë për test negativ gjatë kthimit në Kosovë.

Ndër tjera ai ka bërë të ditur se gjithashtu nuk vlen edhe karantinimi prej shtatë ditësh.

Ndryshe Qeveria e Kosovës të hënën ka vendosur masa të reja anti-COVID, të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot (e mërkurë), 07 prill.

RAPORTO