Gastronomët me paralajmërim për klientët që duan t’i shfrytëzojnë hapësirat e brendshme

27.09.2021

Këto masa anti-COVID kanë parparë hapjen e shkollave, shfrytëzimin e hapësirave të brendshme të lokaleve të gastronomisë e shumë vendime të tjera. Ndërsa, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (ShGK) ka njoftuar klientët se çfarë duhet të kenë me vete me hyrjen në fuqi të masave të reja kundër COVID-19. Sipas vendimit të fundit të Ministrisë […]

Gastronomët me paralajmërim për klientët që duan t’i shfrytëzojnë hapësirat e brendshme Foto: Anthony WALLACE / AFP) (Photo by ANTHONY WALLACE/AFP via Getty Images)

Këto masa anti-COVID kanë parparë hapjen e shkollave, shfrytëzimin e hapësirave të brendshme të lokaleve të gastronomisë e shumë vendime të tjera.

Ndërsa, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (ShGK) ka njoftuar klientët se çfarë duhet të kenë me vete me hyrjen në fuqi të masave të reja kundër COVID-19.

Sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) për shfrytëzimin e hapësirave të brendshme, klientët pranë lokaleve duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë si më poshtë:

“Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;

Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

Testi shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Kurse për shfrytëzimin e terasave nuk nevojitet ndonjë dëshmi nga ato që janë të lartë cekura!

Vaksionohu, sigurohu #mbrojeKosovën”, thuhet në njoftimin e tyre.