Gara për Kuvendin Komunal në Suharekë – Këta janë më të votuarit nga AAK

16.10.2025

Në qendrën e numërimit në Suharekë, pas përfundimit të 77 kutive nga gjithsej 87, që përbën rreth 88,51% të numërimit total, pa përfshirë ende votat me kusht dhe ato të diasporës, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Suharekë, Mensur Selimaj po del të jetë më i votuar deri më tani me 578 vota.

Gara për Kuvendin Komunal në Suharekë – Këta janë më të votuarit nga AAK Foto: Ilustrim

Ndërsa, pas tij me 571 vota renditet Visar Kuçi, po ashtu me 527 vota i treti në këtë listë është Edon Sadikaj, shkruan SuharekaOnline.

Mimoza Bajraktari është kandidatja e cila numëron gjithsej 454 vota, e pasuar nga Aziz Bytyqi me 440 vota si dhe Enver Shabani me 350 vota. Pas Shabanit renditet Albulena Kokollari me 346 vota si dhe Syl Zenelaj i cili në total numëron gjithsej 336 vota.

Procesi i numërimit në Suharekë po vazhdon me ritëm të rregullt në qendrën e numërimit, ku janë angazhuar dhjetë tavolina me nga katër komisionerë dhe me praninë e vëzhguesve të subjekteve politike.

Rezultatet e deritanishme janë vetëm pjesë e parë e procesit të gjatë të verifikimit dhe pritet që me përfshirjen e votave të mbetura — përfshirë ato të diasporës dhe me kusht — mund të ketë ndryshime në renditjen përfundimtare të kandidatëve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More