Kaq ka shpenzuar Ministria e Drejtësisë për të intervistuarit nga Specialja

29.02.2020

Gjykata Speciale edhe vitin 2020 e ka nisur me vrull punën e saj për t’i ftuar për intervistim shumë ish-ushtarë e ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndërsa tashmë janë paralajmëruar edhe ngritja e aktakuzat e para nga Prokuroria e Dhomave të Speciale, ku mbi 61 mijë euro fatura ka paguar Ministria e Drejtësisë […]

Kaq ka shpenzuar Ministria e Drejtësisë për të intervistuarit nga Specialja Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale edhe vitin 2020 e ka nisur me vrull punën e saj për t’i ftuar për intervistim shumë ish-ushtarë e ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndërsa tashmë janë paralajmëruar edhe ngritja e aktakuzat e para nga Prokuroria e Dhomave të Speciale, ku mbi 61 mijë euro fatura ka paguar Ministria e Drejtësisë për personat e intervistuar nga kjo Gjykatë.

Ministria e Drejtësisë nuk ka treguar saktësisht se për çka janë paguar këto mjete.

Gazeta Insajderi ka kërkuar qasje në faturat e shpenzimeve të fondit për mbrojtjen nga Gjykata Speciale, por Ministria e Drejtësisë, ka treguar vetëm shumën e shpenzuar jo edhe detajet e thera të shpenzimeve.

Sipas përgjigjes së MD-së, Qeveria me dy vendime, kishte ndarë 70 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të të ftuarve nga Specialja. Nga kjo shumë janë shpenzuar rreth 61 mijë euro ndërsa mbi 9 mijë euro i janë kthyer buxhetit.

“Sipas  vendimit të Qeverisë nr. 14/94, janë shpenzuar mjete në shumën prej  40,000.00 €;

Sipas vendimit të Qeverisë nr. 10/88 janë shpenzuar mjete në vlerën prej  30,000.00 € ( sipas paragrafit 3 pika 3.1;3.2 dhe 3.3 ); Shuma prej 9.187.00 € sipas vendimit nr. 10/88, paragrafi 3 pika 3.1 janë kthyer mjetet në Buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo ministri nuk ka ofruar qasje të drejtpërdrejtë në faturat e kërkuara nga gazeta, por ka dhënë informacione rreth shpenzimeve, që përfshijnë periudhën deri në fund të vitit 2019.

“Ministria e Drejtësisë ka ekzekutuar vendimet e Qeverisë duke ofruar shërbime teknike, pasi që mjetet sipas vendimeve të sipërshënuara  janë të ndara nga kategoria Rezerva-Shpenzime të paparashikuara kodi 232-13100”, thuhet në përgjigjen për Insajderin.