FSK vazhdon afatin e aplikimit për ushtarë të rinj

17.11.2021

Me vazhdimin e afatit të aplikimit, bëhet e ditur se ky afat do të jetë i hapur deri më 22 nëntor të këtij viti. “Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 […]

FSK vazhdon afatin e aplikimit për ushtarë të rinj Foto: Ilustrim

Me vazhdimin e afatit të aplikimit, bëhet e ditur se ky afat do të jetë i hapur deri më 22 nëntor të këtij viti.

“Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00”, thuhet në njoftim.

Për proceduart e aplikimit mund të informohen në këto linqe: https://mod.rks-gov.net dhe https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.

Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të rinjve dhe të rejave, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, iu garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatim të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve.