FSK shpall tre ushtarët më të mirë për vitin 2022

29.04.2022

Në ceremoninë përmbyllëse të garës të mbajtur të premten në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë,  u shpallën garuesit më të mirë në kuadër të FSK-së dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Fitues të garës ushtari më i mirë në kuadër të FSK-së u shpallën: vendi i parë OR 3 Haxhi Krasniqi, në vendin e dytë u rendit […]

FSK shpall tre ushtarët më të mirë për vitin 2022 Foto: Ilustrim

Në ceremoninë përmbyllëse të garës të mbajtur të premten në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë,  u shpallën garuesit më të mirë në kuadër të FSK-së dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

Fitues të garës ushtari më i mirë në kuadër të FSK-së u shpallën: vendi i parë OR 3 Haxhi Krasniqi, në vendin e dytë u rendit OR3 Ejdon Mulaku, ndërsa në vendin e tretë OR3 Qëndrim Allanaj.

Ndërsa, fitues të tri vendeve të para nga pjesëmarrësit ndërkombëtar: vendi i parë OR3 Simon Buies nga Ushtria e Kanadasë, vendi i dytë i takoi OR5 Jaron Springer nga SHBA Garda e Iowa dhe vendi i tretë shkoi për OR3 Oliver Verrete nga ushtria e Kanadasë.

Sipas njoftimit, gjatë realizimit të garës pjesëmarrësit u testuan në disiplinat: test fizik, navigim tokësor, testi i njohurive të përgjithshme, gjuajtje me armë, marshimi i shpejtë dhe grup aktivitetet (poligoni i konfidences, ndihma e parë, gjuajtja me pistolete, hedhja e granatës dhe vëzhgimi i terrenit) ku pjesëmarrësit treguan nivel të lartë të përgatitjes profesionale dhe fizike.

Gara e Ushtarit më të mirë ka filluar të realizohet që nga viti 2014, ndërsa që nga vitit 2017 është e hapur edhe për partnerët ndërkombëtaret dhe udhëhiqet nga nënoficerët e FSK-së.

Në ceremoninë  e shpërndarjes së çmimeve të pranishëm ishin: zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, shefi i stafit të Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Jeton Dreshaj, Komandanti i Komandës së Logjistikës  gjeneral Brigade Naim Haziri si dhe oficerë e nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përfaqësueses të partnerëve ndërkombëtar të cilit ishin pjesë e garës.

Qëllimi i kësaj gare është të promovoj vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë që kanë pjesëtaret e FSK-së.