FSK hap konkurs për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj

21.10.2021

Përmes kësaj konference për media, ministri Mehaj ka njoftuar se sot është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Derisa u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të aplikojnë, Mehaj ka shtuar se ky është konkursi për rekurimin e numrit më të madh të ushtarëve. […]

FSK hap konkurs për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj Foto: Ilustrim

Përmes kësaj konference për media, ministri Mehaj ka njoftuar se sot është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Derisa u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të aplikojnë, Mehaj ka shtuar se ky është konkursi për rekurimin e numrit më të madh të ushtarëve.

“I ftoj të gjithë të rinjtë e të reja nga të gjitha komunitetet, pa dallim, që të aplikojnë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, në një konferencë për media.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se sot zyrtarisht shpallim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tash. I ftoj të gjithë të rinjtë e të reja nga të gjitha komunitetet, pa dallim, që të aplikojnë. Ministria e Mbrojtjes garanton proces fer e transparent. Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, ka thënë ai.