FSK certifikon kontingjentin e ri të liderëve luftarakë

16.04.2022

Ministri Mehaj ka bërë të ditur se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes kurorëzon suksesin e radhës me trajnimin dhe certifikimin e grupit të ri të liderëve luftarakë. Ministri Mehaj ka shtuar se liderët e rinj, janë specializuar, sipas standardeve më të larta, për teknikat dhe taktikat e kamuflimit dhe lëvizjes në manovrime të shumëfishta të […]

FSK certifikon kontingjentin e ri të liderëve luftarakë Foto: Ilustrim

Ministri Mehaj ka bërë të ditur se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes kurorëzon suksesin e radhës me trajnimin dhe certifikimin e grupit të ri të liderëve luftarakë.

Ministri Mehaj ka shtuar se liderët e rinj, janë specializuar, sipas standardeve më të larta, për teknikat dhe taktikat e kamuflimit dhe lëvizjes në manovrime të shumëfishta të zjarrit të drejtpërdrejtë të skuadrës, si dhe marshimit me shpejtësi me mbrojtje aktive që sfidohet nga sulmet potenciale të armikut.

Po ashtu, ai ka thënë se ne jemi forca e pamposhtur, e pathyeshme dhe e pakthyeshme.

Postimi i plotë i ministrit Mehaj:

Edhe një kontingjent i ri i trajnuar dhe certifikuar i liderëve luftarakë.

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes kurorëzon suksesin e radhës me trajnimin dhe certifikimin e grupit të ri të liderëve luftarakë.

Liderët e rinj, janë specializuar, sipas standardeve më të larta, për teknikat dhe taktikat e kamuflimit dhe lëvizjes në manovrime të shumëfishta të zjarrit të drejtpërdrejtë të skuadrës, si dhe marshimit me shpejtësi me mbrojtje aktive që sfidohet nga sulmet potenciale të armikut.

Ne jemi forca e pamposhtur, e pathyeshme dhe e pakthyeshme.

Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!