Flet vëllai i Hasan Dakajt, tregon se si është gjendja e tij shëndetësorë në burg

04.03.2024

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj i arrestuar nga policia serbe në Merdarë, me 5 janar të këtij viti, teksa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë.

Flet vëllai i Hasan Dakajt, tregon se si është gjendja e tij shëndetësorë në burg Foto: Ilustrim

Në javën e gjashtë të qëndrimit në një burg të Serbisë, Hasan Dakaj pranoi vizitën e parë nga familja.

Vëllai i tij, Gëzim Dakaj sot përmes një lidhje direkte në “Kosova Today” në Klan Kosova ka folur rreth vizitës së familjarëve.

“Gjendja shëndetësore jo e mirë e vëllait kur kanë kontaktuar me të. Ai ishte duke udhëtuar me vëllain për në Itali, pas liberalizimit të vizave. Po akuzohet për krime, si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur ai.