Fillimi i vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit tregon se kur pritet të merret vendimi

22.09.2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka rekomanduar që të vazhdojnë masat e njëjta për shkollat. Ndërsa, zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Dukagjin Popovci ka thënë se po presin që Qeveria e Kosovës nesër ose më […]

Fillimi i vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit tregon se kur pritet të merret vendimi Foto: ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka rekomanduar që të vazhdojnë masat e njëjta për shkollat.

Ndërsa, zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Dukagjin Popovci ka thënë se po presin që Qeveria e Kosovës nesër ose më së largu në ditën e premtë të merr vendim për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022 me prezencë fizike.

“Ne presim që nesër të merret vendimi ose më së largu të premten paradite dhe që ai vendim të jetë për fillimin e mësimit të hënën më 27 shtator.

Presim që vendimi i qeverisë të jetë për me fillu dhe se vendimi i qeverisë merret në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik”, ka thënë Popovci për “Indeksonline”.

Po ashtu, Popovci ka shtuar se vendimi pritet që të jetë që mësimi të fillojë me prezencë fizike, por me masa mbrojtëse, pra të ruhet distanca dhe numri i kufizuar i nxënësve.

Kujtojmë se, kundër shtyrjes së procesit mësimor është shprehur edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencë dhe Kulturës (SBASHK) duke thënë se mësimi duhet të nis të hënën dhe se nëse MSH-ja dhe IKSHPK-ja e shohin fillimin e vitit të ri shkollor me prezencë fizike në shkolla si të rrezikshëm atëherë të shfrytëzohen skenaret tjera të zhvillimit të mësimit.