Më 4 qershor filloristët do t`i nënshtrohen testit të arritshmërisë
Testi i arritshmërisë kësaj here ka pësuar disa ndryshme, ku nxënësit e shohin sfidues, kurse mësimdhënësit pasqyrë të punës së mësimnxënies. Për këtë test ka folur edhe zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci. Ai ka thënë se kjo formë e testimit do të ketë rezultate më të mira. Po ashtu, Pupovci ka thënë se ndryshimi do […]
Testi i arritshmërisë kësaj here ka pësuar disa ndryshme, ku nxënësit e shohin sfidues, kurse mësimdhënësit pasqyrë të punës së mësimnxënies.
Për këtë test ka folur edhe zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci.
Ai ka thënë se kjo formë e testimit do të ketë rezultate më të mira.
Po ashtu, Pupovci ka thënë se ndryshimi do të jetë që për atë se testi i arritshmërisë do të mbahen në dy ditë dhe se jo të gjitha lëndët do të mbahen brenda një ditë.
Ai ka shtuar se arsyeja e ndryshimit ka qenë se me një numër të vogël të pyetjeve në një lëndë, nuk mund të vlerësohet në mënyrë të drejtë njohuria e nxënësve në atë fushë.
“Ndryshimi do të jetë që për atë se testi I arritshmërisë do të mbahen të dy ditë, dhe jo të gjitha lëndët do të mbahen brenda një dite dhe arsyeja për këtë ka qenë se me një numër të vogël të pyetjeve në një lëndë, nuk mund të vlerësohet në mënyrë të drejtë njohuria e nxënësve në atë fushë.
Për tu mundësuar një vlerësim më cilësor është bërë ndarja e testit në dytë në ditë dhe është shtuar numri i pyetjeve për lëndë, në mënyrë që të mund të shihen ato nuancat e zhvillimit tek nxënësit”, tha Pupovci për RTK.
Ndryshe, në testin e arritshmërisë këtë vit do të jenë 200 pyetje në 9 lëndë mësimore, prej tyre 4 shoqërore dhe 5 të tjera shkencore.
Më 4 qershor, testi do të mbahet në lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa, më 14 qershor testi do të mbahet në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe në lëndën e biologjisë.