Festat e fundvitit, mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës – Kjo është gjendja në pikat kufitare
- 24.12.2022

Mërgimtarët nga shtete të ndryshme të Europës kanë marr rrugën drejt vendlindjes për të kaluar festat e fundvitit.
Rrugëtimi i mërgimtarëve nga shtete të ndryshme për të ardhur në Kosovë nuk është aspak e lehtë për ta, ku pothuajse çdo herë në pika kufitare presin me orë të tëra.
Përditësimet e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë tregojnë se fluksi në pikat e kalimit kufitar të vendit është rritur, raporton SuharekaOnline.
Fluks më i madh i bashkatdhetarëve tanë të cilët kanë vendosur që festat e fundvitit t’i kalojnë në vendlindjen e tyre është në pikën kufitare tek “Dheu i Bardhë”, ku kolonat janë 80-90 metra dhe po presin rreth 30-60 minuta.
Ndërsa, edhe në pikën kufitare fulksi është poashtu i madh ku kolonat për të hyrë në Kosovë janë 30-40 metra dhe bashkatdhetarët po preshin rreth 15-20 minuta.
