Festa e Fitër Bajramit, vetëm sot janë paraparë 50 fluturime drejt Kosovës

12.05.2021

Lirimi i masave kundër COVID-19 në vendet evropiane ka bërë që numri i mërgimtarëve që vijnë në Kosovë të rritet. E në ditë festash padyshim që numri i udhëtarëve rritet edhe më shumë. Nesër teksa shënohet festa e Kurban Bajramit mijëra mërgimtarë kanë ardhur për vizitë në familje, njofton Klan Kosova. Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar […]

Festa e Fitër Bajramit, vetëm sot janë paraparë 50 fluturime drejt Kosovës Foto: Ilustrim

Lirimi i masave kundër COVID-19 në vendet evropiane ka bërë që numri i mërgimtarëve që vijnë në Kosovë të rritet.

E në ditë festash padyshim që numri i udhëtarëve rritet edhe më shumë.

Nesër teksa shënohet festa e Kurban Bajramit mijëra mërgimtarë kanë ardhur për vizitë në familje, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” tha se vetëm këtë të mërkurë janë paraparë 50 fluturime.

“Në datat 1 deri 12 maj janë operuar 134 fluturime komerciale me 22 mijë e 500 udhëtarë ne ardhje dhe 14 mijë në shkuarje. Që nga heqja e karantinës nga shteti zviceran për udhëtarët nga Kosova, janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit maj”.

“Ndërsa vetëm sot janë paraparë 50 fluturime”, tha Gara për KlanKosova.