Ferat Shala – AAK-së: Jeni të vegjël për të udhëhequr me Presidencën

13.08.2020

Të mërkurën lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori mbështetjen e Këshillit të Përgjithshmen të kësaj partie për të kandiduar për President të vendit në vitin e ardhshëm. Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, tha se partia e Haradinajt asnjëherë nuk e ka pasur shumicën në Kuvend dhe […]

Ferat Shala – AAK-së: Jeni të vegjël për të udhëhequr me Presidencën Foto: Ilustrim

Të mërkurën lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori mbështetjen e Këshillit të Përgjithshmen të kësaj partie për të kandiduar për President të vendit në vitin e ardhshëm.

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, tha se partia e Haradinajt asnjëherë nuk e ka pasur shumicën në Kuvend dhe se është një parti e vogël për ta udhëhequr pozicionin e Presidentit.

Në këtë zhvillim të shtetit të ri të Kosovës në situata të caktuara, liderë të vegjël e të mëdhenj shpeshherë i ka dominuar ambicia se sa arsyeja dhe asnjë logjikë e as ambicie të shëndoshë e as programore nuk të çon te ajo se lideri i AAK-së mund të vijë në pozicionin e Presidentit

Sipas Shalës kjo nisur nga fakti se nga paslufta është në politikë dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e shumicës parlamentare, pra është një parti e vogël – e respektuar për aq sa është, por ta udhëheq pozicionin e Presidentin në asnjë formë në këtë situatë ka thënë, ndër tjera ai për FrontOnline.