Deputeti i PDK-së i kërkon qeverisë që arsimi të jetë prioritet

03.06.2021

Është duke vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën deputetët po debatojnë në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19. Gjatë ditës, deputetët do të kenë edhe një seancë të re plenare, në të cilën do të trajtojnë 6 pika të rendit të ditës. Ndër to […]

Deputeti i PDK-së i kërkon qeverisë që arsimi të jetë prioritet

Është duke vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën deputetët po debatojnë në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Gjatë ditës, deputetët do të kenë edhe një seancë të re plenare, në të cilën do të trajtojnë 6 pika të rendit të ditës. Ndër to është edhe propozimi i një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka kërkuar nga qeveria, që prioritet të ketë arsimin.

Po ashtu Shala tha se ky sistem ka nevojë që të reformohet në vazhdimësi.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe faktin se Kosova ende ndodhet e fundit ndër vendet e rajonit sa i përket shpenzimeve për hulumtime shkencore.

“Duhet që sistemi i arsimit të reformohet vazhdimisht dhe në të gjitha sistemet. Arsimi të bëhet prioritet shtetëror.

Ky vizion mund të realizohet përmes reformimit të vazhdueshëm të sistemit arsimor, zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Mbështetja për hulumtime shkencore, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar për arsimin”, ka thënë ai.

Shala ka shtuar se kuptimi dhe fryma e ndërmarrësisë ende nuk është mbjellë aq sa duhet dhe si duhet tek nxënësit e tek mësimdhënësit.

“Mund të themi që Kosova ende mbetet e fundit në vendet e rajonit për shpenzimet për hulumtime shkencore. Kuptimi dhe fryma e ndërmarrësisë ende nuk është mbjellë sa duhet dhe si duhet tek nxënësit dhe tek mësimdhënësit. Për këtë qëllim duhet të freskohet plani kombëtar i shkencës”, ka thënë Shala.

A e dini çka është KODI 95?
Voto