Fëmijët nën 10 vjet nuk janë të obliguar ti bartin maskat

28.09.2020

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, pas takimit të Komitetit për vlerësim dhe koordinim të situatës lidhur me COVID-19, tha se tashmë ka një situatë më të qetë epidemiologjike. Zemaj paralajmëroi se do të tregohen të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID, kurse sa i përket bartjes së maskave, gjatë konferencës […]

Fëmijët nën 10 vjet nuk janë të obliguar ti bartin maskat Foto: Teacher and children with face mask back at school after covid-19 quarantine and lockdown, writing.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, pas takimit të Komitetit për vlerësim dhe koordinim të situatës lidhur me COVID-19, tha se tashmë ka një situatë më të qetë epidemiologjike.

Zemaj paralajmëroi se do të tregohen të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID, kurse sa i përket bartjes së maskave, gjatë konferencës për medie u bë e ditur se fëmijët deri në moshën 10 vjeçare mund të mos i bartin maskat.

Sa i përket udhëzimit të lëshuar nga MSH ku fëmijët deri në moshën 10-vjeçare mund të mos mbajnë maska, ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, tha se ende nuk e kanë dorëzuar një vendim të tillë në shkollat e Kosovës.

“Ende nuk e kemi dorëzuar vendimin në shkolla. Fëmijët deri në moshën 10-vjeçare nëse munden i bartin maskat, por është në mënyrë vullnetare, mund edhe të mos i bartin”, tha Likaj.