Ende nuk dihet gjendja e ish-pjesëtarit të UÇK-së që u arrestua në Serbi

07.01.2024

Kishte marrë rrugën për Itali së bashku me vëllain, por arritjen në destinacion zgjodhi ta bëjë përmes Serbisë. Pikërisht në pikën kufitare me këtë shtet në Merdar, kosovari Hasan Dakaj u arrestua mëngjesin e së premtes nga policia serbe, vetëm pse ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirëpo më shumë se 24 orë […]

Ende nuk dihet gjendja e ish-pjesëtarit të UÇK-së që u arrestua në Serbi Foto: Ilustrim

Kishte marrë rrugën për Itali së bashku me vëllain, por arritjen në destinacion zgjodhi ta bëjë përmes Serbisë.

Pikërisht në pikën kufitare me këtë shtet në Merdar, kosovari Hasan Dakaj u arrestua mëngjesin e së premtes nga policia serbe, vetëm pse ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirëpo më shumë se 24 orë nga arrestimi, nuk dihet gjendja e Dakajt. Mbrëmë u paralajmërua se udhëheqësi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari do të kërkojë që ta vizitojë Dakajn, mirëpo të premten diplomati Jashari nuk ka dhënë informacione.

Jashari ka thënë se nuk i lejohet të deklarohet për mediat në Kosovë, derisa ka rekomanduar të kontaktohet MPJD-ja.

Pavarësisht përpjekjeve të televizionit, nga MPJD nuk kanë thënë më shumë sesa bënë të ditur përmes komunikatës të premten.

Ndërsa, sipas avokatit të Hasan Dakajt, arrestimi i tij ishte politik.