Emërohet bordi i ri i OSHP-së
- 23.06.2022
- 0 komente
Me 61 vota pro sot në Kuvendin e Kosovës është votuar për emërimin e bordit të OSHP-së, Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

Kryetare e bordit është zgjedhur Vjosa Gradinaj-Mexhuani, anëtare Nita Bejta, anëtare Kimete Berisha, anëtar Vedat Poterqoi dhe Agon Ramadani.
Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Ligji për Prokurim Publik e ka obliguar qeverinë që t’i bëjë propozimet për kandidatë për bordin e OSHP-së, teksa shtoi se për herë të parë komisioni ka pasur në përbërje njohës e ekspertë të jashtëm, specifikisht në fushën e prokurimit dhe financave.
Kujtojmë se OSHP-ja ishte pa bord pothuajse që një vit, e që shumë projekte kishin mbetur të pezulluar shkaku i mungesës së bordit.
KOMENTE0
Leave a Reply