LVV
PDK
LDK
AAK

Komuna e Suharekës e anuloi tenderin në mungesë të mjeteve, operatori ekonomik ankohet në OSHP

para 23 dite

Më datën 24 dhjetor 2024 Komuna e Suharekës, përkatësisht zyra e prokurimit ka anuluar aktivitetin tenderues për blerjen e paisjes për matje gjeodezike.

Komuna e Suharekës e anuloi tenderin në mungesë të mjeteve, operatori ekonomik ankohet në OSHP

Sipas arsyetimit deri te ky vendim ka ardhur sepse nuk ka mjete financiare për këtë aktivitet, pasiqë mjetet janë shpenzuar nga vendimet e gjykatave përmbarimore.

Mirëpo, me këtë vendim nuk pajtohet operatori ekonomik DWH Kosova, i cili edhe më parë kishte deponuar ankesë në OSHP për të njëjtën procedurë.

Sipas ankesës së OE të deponuar në gjykatën e tenderëve thuhet se “AK e ka anuluar tenderin, sepse fondi i tenderit është përdorur për shërbime/mallra të tjera. Në LPP nuk parashihet nje motiv i tillë.
Jo vetëm kaq, por miratimi i fondit ka një procedurë të mirëfilltë, e cila përfundon me miratimin
e Ministrit të Financave. Ky fond i dedikuar nuk mund te ndryshohet pa miratimin e ministrit të
financave, gjë që nuk ka ndodhur. Ka edhe një motiv tjetër, që flet kundër AK. Ky fond, sipas AK, është përdorur për të paguar një mall/shërbim tjetër, të marrë nga AK, por te papaguar me fondin e dedikuar te
mallit/sherbimit të papaguar. Përndryshe nuk do të mund të ndërhynte përmbarimi. Ky fakt hedh dyshime shumë më të mëdha për legjitimitetin e AK
“.

Tutje DWH Kosova kërkon nga OSHP të shprehet për mungesën e këshillës jurdike ku sipas pretendimeve të tyre vendimi i AK pa numër(?!), i datës 24.12.2024 është pa këshillë juridike, cka përbën një shkelje të rëndë në (mos)komunikimin konform ligjit nga ana e AK. Kjo shkelje, bazuar edhe në sjelljen e AK, tregon, që është bërë me ndergjegje të plotë, sepse vendimet e kanë pjese të pandarë këshillën juridike. Heqja e këshillës juridike, tregon, që AK nuk ka si orientim dhe bazë ligjin, por interesa të vogla, që bien ne kundershtim me ligjin.

Etiketat

Ofertat e fundit