Suharekë, ankesa në prokurime, vonesa në projekte

para 44 dite

Viti 2024 ka qenë mjaft aktiv për Komunën e Suharekës në fushën e prokurimit publik.

Suharekë, ankesa në prokurime, vonesa në projekte

Sipas të dhënave të fundit, që nga fillimi i vitit e deri më 20 tetor, një numër i konsiderueshëm i tenderëve të iniciuar nga kjo komunë kanë përfunduar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), çka edhe po ndikon në zvarritje të realizimit të projekteve.

Veçanërisht në periudhën nga 1 gusht deri më 20 tetor, tetë tenderë të ndryshëm kanë përfunduar në OSHP, duke treguar një rritje të konsiderueshme të ankesave dhe shqyrtimeve të procedurave të prokurimit.

Në gjykatën e tenderëve, aktualisht janë duke u shqyrtuar vetëm dy lëndë, ndërsa gjashtë të tjera janë zgjidhur.

  • Ndërtimi i Sallës Sportive në SHFMU “Vëllezrit Frashëri” në Bukosh: Ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën sportive në këtë fshat dhe të ofrojë mundësi më të mira për të rinjtë.
  • Blerja e paisjes për matje gjeodezike: Ky projekt është i rëndësishëm për funksionimin e rregullt të Drejtorisë së Pronës dhe Kadastrës. Drejtori i kësaj drejtorie, Armend Krasniqi, ka shprehur shqetësim për vonesat në këtë proces, duke theksuar se mungesa e pajisjeve të nevojshme ka detyruar drejtorinë të kërkojë ndihmë nga gjeodetë privatë.

Ankesat e deponuara nga operatorët ekonomik në OSHP tregojnë se ka ende sfida që duhet të adresohen për të siguruar një zbatim më të efektiv të projekteve të prokurimit.

Etiketat

Ofertat e fundit