Elezi: Janë aprovuar 4 mijë e 811 vota nga diaspora, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 891

  • 19.02.2021
Elezi: Janë aprovuar 4 mijë e 811 vota nga diaspora, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 891

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se deri më tani nga 6 mijë e 700 zarfe me fletëvotime nga jashtë vendit janë aprovuar 4 mijë e 811, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 891.

Ai në një konferencë për medie ku ka folur për aktivitet që janë duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka thënë se arsyeja e refuzimit të këtyre fletëvotimeve është se janë dërguar nga votues të refuzuar në periudhën e aplikimit.

“Nga procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime, deri më tani nga 6 mijë e 700 zarfe me fletëvotime janë̈  aprovuar 4 mijë e 811 ndërsa janë̈ refuzuar 1 mijë e 891 zarfe me fletëvotime. Arsyet se përse janë̈ refuzuar kanë të bëjnë me faktin se ato janë dërguar nga votues të refuzuar në periudhën e aplikimit; nga votues të paidentifikuar (votim grupor); nga votues që kanë bashkangjitur dokumente jo-valide apo nga votues që kanë dërguar fletëvotime nga dy herë”, ka thënë Elezi.


Sa i përket procedimit të të dhënave nga formularët e rezultateve ai ka thënë se janë procedura të dhëan e formularëve të subjekteve politike për 1 661 vendvotime apo rreth 70% si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1 324 vendvotime apo rreth 59.

“Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar me procedimin e të dhënave nga formularët e rezultateve. Deri më tani, nga 2 mijë e 382 vendvotime, janë̈ procesuar të dhënat e formularëve të subjekteve politike për 1 661 vendvotime apo rreth 70% si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1 324 vendvotime apo rreth 59%”, është shprehur ai.

Në QNR është duke u bërë edhe skanimi i listës së votueseve, për të cilën Elezi ka thënë se është e rëndësishme të bëhet një gjë e tillë, për tu siguruar se s’ka raste kur një person ka votuar edhe në listën si votues i rregullt dhe më kusht, raporton EkonomiaOnline.

“Po ashtu, QNR-ja është duke vazhduar me skanimin e listës përfundimtare të votuesve, në të cilën janë̈ nënshkruar votuesit në ditën e zgjedhjeve. Deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 1 244 vendvotime apo rreth 53% e saj. Ky aktivitet është i domosdoshmëm për të na siguruar se nuk ka raste kur ndonjë̈ votues ka marrë pjesë në votim në vendvotimin e tij të rregullt, por edhe në vendvotimin me kusht”, tha Elezi..

Ai njoftoi se Shërbimi Votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre.

“Gjatë periudhës së votimit përmes postës kemi pranuar rreth 43 mijë e 500 pako të supozuara me fletëvotime. Ky proces, ka për qëllim të verifikojë çdo pako dhe vetëm pas disa ditësh do të mund ta dijmë saktë se sa është numri i fletëvotimeve nga jashtë̈ vendit”.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë