Ekzekutohen shtesat prej 100€ për sektorin publik, Murati: Platforma e aplikimit për studentët hapet së shpejti

29.04.2022

Ministri Murati përmes një konference për media, ka theksuar se gjatë ditës kanë bërë nënshkrimin e marrëveshjes me 39 organizata që kanë veprimtari shpërndarjen e pakove ushqimore, pasi që do të ndahen rreth 34 mijë pako në vlerë prej 1.7 milionë euro. Po ashtu, ai ka shtuar se janë ekzekutuar edhe mbështetja shtesë e 280 […]

Ekzekutohen shtesat prej 100€ për sektorin publik, Murati: Platforma e aplikimit për studentët hapet së shpejti Foto: Ilustrim

Ministri Murati përmes një konference për media, ka theksuar se gjatë ditës kanë bërë nënshkrimin e marrëveshjes me 39 organizata që kanë veprimtari shpërndarjen e pakove ushqimore, pasi që do të ndahen rreth 34 mijë pako në vlerë prej 1.7 milionë euro.

Po ashtu, ai ka shtuar se janë ekzekutuar edhe mbështetja shtesë e 280 mijë pensionistëve, si dhe dyfishi i skemës sociale.

Përveç këtyre, gjatë kësaj konference për media Murati ka bërë të ditur se më 5 maj do të hidhet në votim ndryshim plotësimi i ligjit për rritjen e pagës minimale.

“Për familjet që po kalojnë kohë krize ekonomike, sot gjatë ditës kemi nënshkruar marrëveshjen me 39 organizata që si veprimtari kanë shpërndarjen e pakove ushqimore, ku janë gjithsej 34 mijë pako ushqimore. Po ashtu është shpërnda mbështetja shtesë e 280 mijë pensionist, si dhe është shpërndare dyfishi i skemës sociale, po ashtu 80 mijë zyrtarët publike kanë marr subvencione shtesë prej 100 euro”, ka thënë ai.

I pari i ministrisë së Financave është shprehur se kategoria tjetër që pritet të përfitojnë shtesat është edhe ajo e studentëve.

“Kategoria tjetër që presin të përfitojnë janë dhe studentët ku aplikimi dhe për ta do të hapet shumë shpejt”, theksoi ai.

Më tutje, ai ka treguar edhe për kohën se kur pritet që të dalin shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.

Ai tha se këto shtesa do të dalin pas verifikimit të punëtorëve nga komisioni shqyrtues që pritet të fillojë nga java e ardhshme.