Ekzekutohen pagesat për mbi 5,700 të punësuar, për këto kategori

09.11.2021

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3×100), ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3×50). Kurse subvencionimi për punëdhënësit për tri masat e punësimit (50% e pagës për 3 muaj për masat 1.1 dhe 1.3, dhe 10% e pagës […]

Ekzekutohen pagesat për mbi 5,700 të punësuar, për këto kategori Foto: SuharekaOnline

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3×100), ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3×50).

Kurse subvencionimi për punëdhënësit për tri masat e punësimit (50% e pagës për 3 muaj për masat 1.1 dhe 1.3, dhe 10% e pagës për masën 1.2), është ekzekutuar për 1516 biznese në muajin e kaluar për punëtorët e deklaruar në periudhat tatimore korrik dhe gusht.

Përmes masës 1.2, secilit prej të punësuarve të rinj do t’u paguhen kontributet pensionale në vlerë 10% të pagës bruto, duke filluar nga korriku 2021 e deri në qershor 2022. Kusht për subvencionim është që punëtori të mos figurojë si i punësuar në deklaratën e muajit qershor 2021.

Përmes masës 1.3, secilës prej grave të punësuara do t’i bëhet subvencionim i pagës deri në 50% (pesëdhjetë për qind) të pagës bruto mujore për 3 (tre) muaj.