Ekzekutohen edhe 100 eurot tjera për 14 mijë punëtorët e sektorit privat
- 23.06.2022
- 0 komente
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati, ka njoftuar se është procesuar pagesa prej 100 euro për 14 mijë e 42 punëtorët e sektorit privat, të cilët është dashur ta plotësojnë edhe kriterin kohor.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se personat që nuk i kanë plotësuar kriteret, i kanë pranuar në email vendimin që sqaron se pse nuk janë kualifikuar.
Postimi i plotë:
Sot është procesuar pagesa prej 100 euro për 14,042 punëtorët e sektorit privat, të cilët është dashur të plotësojnë edhe kriterin kohor.
Njëkohësisht, ata që nuk kanë plotësuar kriteret, kanë pranuar në email edhe vendimin që sqaron arsyen se pse nuk janë kualifikuar (paga mbi 1,000 euro, kanë përfituar njëherë nga masa, aplikime të dyfishta etj.)
KOMENTE2
Leave a Reply
qysh duhet medeklaruh rrogena
Mu nuk me kan dal a mundeni mem orjentu qka me ba