Ekstradohet nga Kosova drejt Suedisë personi i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

31.07.2026

Policia e Kosovës ka realizuar sot ekstradimin e një shtetasi suedez, i cili ishte i kërkuar nga autoritetet e Suedisë përmes INTERPOL-it.

Sipas Policisë së Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e shtetasit suedez A.B. nga Kosova drejt Suedisë.

A.B. ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë.

Ekstradimi është realizuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe falë bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre suedeze.

Personi i ekstraduar iu dorëzua autoriteteve suedeze për procedurat e mëtejshme ligjore.