Ekonomia joformale pengesë e zhvillimit – ATK-ja gjobitë 16 mijë biznese

07.09.2021

Me temën “Luftimin e Ekonomisë Joformale: Fiskalizimi në Fokus” u mbajt tryeza e diskutimit, ku këtë tyrezë e kanë organizuara Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK) së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK). Ekonomia joformale po ndikon direkt në zhvillim, ku edhe po cilësohet si kancer për ekonominë e shtetit. Gjatë kësaj tryeze të […]

Ekonomia joformale pengesë e zhvillimit – ATK-ja gjobitë 16 mijë biznese Foto: Ilustrim

Me temën “Luftimin e Ekonomisë Joformale: Fiskalizimi në Fokus” u mbajt tryeza e diskutimit, ku këtë tyrezë e kanë organizuara Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK) së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK).

Ekonomia joformale po ndikon direkt në zhvillim, ku edhe po cilësohet si kancer për ekonominë e shtetit.

Gjatë kësaj tryeze të organizuara nga OEAK dhe OEK, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka theksuar se ky diskutim është tejet i rëndësishëm, pasi që edhe flitet për fiskalizimin si dhe luftimin e ekonomisë joformale.

Në këtë tryezë diskutimi mori pjesë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, i cili ka bërë të ditur se janë munduar vazhdimisht që të punojnë në këtë drejtim dhe të trajtohet çështja e bizneseve e sektorit privat me prioritet, duke shtuar se ka mungesë të respektimit të ligjit.

Ndërsa drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka thënë se si institucion janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme me qëllim për ruajtjen e konkurrencës së barabartë në treg, raporton EkonomiaOnline.

Po ashtu, Murtezaj ka shtuar se shqiptimi i gjobave ka shkuar deri në 16 mijë gjoba për bizneset jotatimpaguese.

Po ashtu drejtori i ATK-së ka shtuar se masat ndëshkuese të cilat po aplikohen nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), nuk po e japin atë mesazh dhe ndërgjegjësimin e duhur për çka detyrohen që të marrin masa tjera në respektim të rregullave.

I pyetur mbi procesin e fiskalizimit, Murtezaj tha se 36 mijë biznese janë të fiskalizuara.