Edhe Zvicra fillon testimin e udhëtarëve në aeroport, fillimisht për qytetarët e disa shteteve
Nga e shtuna 1 Gusht 2020, në përputhje me legjislacionin Francez, testi për COVID-19 do të kryhet në EuroAirport në Bazel për të gjithë udhëtarët nga vendet e cilësuar me rrezik të lartë. Fillimisht, kjo vlen për ardhjet nga Izraeli, Serbia dhe Turqia. Testimi është i detyrueshëm nëse pasagjerët që vijnë po udhëtojnë për në […]
Nga e shtuna 1 Gusht 2020, në përputhje me legjislacionin Francez, testi për COVID-19 do të kryhet në EuroAirport në Bazel për të gjithë udhëtarët nga vendet e cilësuar me rrezik të lartë.
Fillimisht, kjo vlen për ardhjet nga Izraeli, Serbia dhe Turqia.
Testimi është i detyrueshëm nëse pasagjerët që vijnë po udhëtojnë për në Francë ose Zvicër. Nëse rezultoni negativ për COVID-19 atëherë nuk jeni të obliguar të karantinohet, kjo vlenë për udhëtarët që udhëtojnë për në Francë, shkruan SuharekaOnline.
Testet bëhen nga autoriteti shëndetësor rajonal i Francës, Agence Régionale de Santé Grand Est (ARS), direkt në aeroport para kontrollit të pasaportave.
Për udhëtarët që hyjnë në Zvicër nga vendet në listën zvicerane të vendeve ose zonave me një rrezik të shtuar, kërkesa e detyrueshme për karantinë mbetet ende në fuqi që nga 6 korriku 2020 dhe vazhdon të zbatohet. Ata duhet të raportojnë ardhjen e tyre tek autoriteti kantonal kompetent në shtëpinë e tyre ose në vendbanimin dhe të kalojnë 10 ditë në karantinë.
Së bashku me autoritetet, EuroAirport po bën gjithçka që është e mundur për të zvogëluar shqetësimet e udhëtarëve.