Edhe Policia kërkon kujdes nga pjesëmarrësit në trafik pas reshjeve të borës

07.02.2022

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë më vigjilentë dhe vozitjen ta përshtatin me rrethanat e krijuara nëpër rrugët tona në mënyrë që pjesëmarrja në trafik të jetë e sigurt për të gjithë dhe të shmangen aksidentet rrugore. Angazhime policore janë në proces për të […]

Edhe Policia kërkon kujdes nga pjesëmarrësit në trafik pas reshjeve të borës Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë më vigjilentë dhe vozitjen ta përshtatin me rrethanat e krijuara nëpër rrugët tona në mënyrë që pjesëmarrja në trafik të jetë e sigurt për të gjithë dhe të shmangen aksidentet rrugore.

Angazhime policore janë në proces për të garantuar rrjedhshmëri të trafikut dhe për të parandaluar aksidentet, thuhet në njoftim.