Edhe dy ditë afat: Këto janë komunat që kanë vendosur për faljen e tatimit në pronë

06.12.2023

Komunat deri më 8 dhjetor kanë afat për të vendosur lidhur me faljen e tatimit në pronë deri në vlerën prej 100 eurove. Deri sot shumë komuna nuk kanë vendosur ende për faljen e tatimit në pronë në lartësinë e sipërcekur. Komunat të cilat e kanë votuar faljen e tatimit në pronë janë: Komuna e […]

Edhe dy ditë afat: Këto janë komunat që kanë vendosur për faljen e tatimit në pronë Foto: An official of the Volksbank Bosnia branch presents a handful of newly-launched euro bank-notes in the capital Sarajevo on January 3, 2002. The Bosnian central bank said on Thursday that the new euro currency is rolling quite well across the country. The Bosnian convertible mark remains the country's official currency. REUTERS/ Danilo Krstanovic MZ

Komunat deri më 8 dhjetor kanë afat për të vendosur lidhur me faljen e tatimit në pronë deri në vlerën prej 100 eurove.

Deri sot shumë komuna nuk kanë vendosur ende për faljen e tatimit në pronë në lartësinë e sipërcekur.

Komunat të cilat e kanë votuar faljen e tatimit në pronë janë: Komuna e Drenasit, Graçanicës, Obiliqit, Vushtrrisë, Skenderajt, Suharekës, Gjilanit, Kamenicës si edhe ajo e Hanit të Elezit.

Ndërsa Komuna e Prishtinës nesër ka paraparë ta hedhë në votim në kuvend. Ndërsa komunat që përfundimisht i kanë thënë jo faljes së tatimit në pronë janë komunat të Pejës, Istogut, Deçanit, Gjakovës.

Ndërsa pjesa tjetër e komunave kanë afat për të vendosur deri të premten. Ndryshe, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, i ka njoftuar komunat se kanë afat deri më 8 dhjetor për të vendosur lidhur me faljen e tatimit në pronë deri në vlerën prej 100 eurosh.

Përmes një komunikate shtypi nga ministria është thënë se Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë ministrisë për faljen e tatimit, prandaj ua ka lënë në dorë komunave për të vendosur.

“Pas publikimit të aktgjykimit të AGJ 2296/23 më 23.11.2023 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve i ka njoftuar komunat e Republikës së Kosovës për përmbajtjen e aktgjykimit si edhe për afatin e përcaktuar nga gjykata për zbatimin e dispozitës ligjore për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 deri në vlerën prej 100 €”.

“Si rrjedhojë, komunat e Republikës së Kosovës janë njoftuar se deri më 08.12.2023 mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë, e cila mund të lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro”, thuhet në njoftimin e MF-së