Komuna Suharekë, të gjitha pronat bujqësore nga viti 2024 do të ngarkohen me tatim në pronë

23.01.2024

Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria për Ekonomi Buxhet dhe Financa bënë të ditur se nga ky vit të gjitha pronat bujqësore do të ngarkohen me tatim në pronë. “Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Suharekës se Ministria e Financave sektori i tatimit në Pronë ,ka marrë vendim që të gjitha pronat bujqësore nga viti […]

Komuna Suharekë, të gjitha pronat bujqësore nga viti 2024 do të ngarkohen me tatim në pronë Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria për Ekonomi Buxhet dhe Financa bënë të ditur se nga ky vit të gjitha pronat bujqësore do të ngarkohen me tatim në pronë.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Suharekës se Ministria e Financave sektori i tatimit në Pronë ,ka marrë vendim që të gjitha pronat bujqësore nga viti 2024 do të ngarkohen me tatim në pronë” thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.

Tutje përmes njoftimit kjo drejtori informon të gjithë ata që nuk kanë qenë në dijeni se Kuvendi Komunal Suharekë ka falë tatimin në pronë për tatimpaguesit për vitin 2023 në vlerë deri në 100 euro, ndërsa për ata që kanë paguar tatimin për vitin 2023 kompenzimi i po asaj vlere është bërë në vitin 2024.

Për informata shtesë për tatimin ,ngarkesat bujqësore ,borxhet,marrëveshjet, apo faljen ju lutëm lajmrohuni në zyret e drejtorisë së Financave sektori i tatimit në pronë.