Edhe Avokati i Popullit kërkon të rishikohen masat anti-COVID

29.01.2022

Ndërkaq, ekspertja shëndetësore, Aurora Dollenberg këto masa i justifikon me numrin e madh të shifrave pozitive dhe me dominim të variantit Omicron në Kosovë. Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka theksuar se kushtëzime të tilla nuk duhet të ketë as Kosova, derisa vendet e tjera nuk kanë vendosura kufizime ndaj shtetsave kosovar, sidomos masën për […]

Edhe Avokati i Popullit kërkon të rishikohen masat anti-COVID Foto: Ilustrim

Ndërkaq, ekspertja shëndetësore, Aurora Dollenberg këto masa i justifikon me numrin e madh të shifrave pozitive dhe me dominim të variantit Omicron në Kosovë.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka theksuar se kushtëzime të tilla nuk duhet të ketë as Kosova, derisa vendet e tjera nuk kanë vendosura kufizime ndaj shtetsave kosovar, sidomos masën për dozën e tretë.

Ai theksoi se lidhur me masat e vendosura nga institucionet për parandalimin e koronavirusit vazhdimisht si institucion kanë pranuar ankesa.

“Konsideroj që disa nga masat Qeveria duhet t’i rishikojë edhe pse janë të afatizuara, sidomos çështjen e vaksinimit të tretë pavarësisht bazës ligjore që ia lejon, është përtej asaj çka është e nevojshme dhe proporcionale në këtë fazë por në anën tjetër konsideroj se gjithmonë e kemi pasur si dilemë se pse duhet të vendoset ora policore megjithatë kur kjo vjen prej një niveli shkencor se është e domosdoshme ne duhet të pajtohemi me faktin dhe t’i japim legjitimitet një vendimi të tillë”, tha ai për KosovaPress.

Po ashtu ai tha se: “Përsëris me bindje se qeveria do t’i rishikojë shpejt këto masa dhe sidomos këto dy do t’i evitojë: Orën policore dhe vaksinimin e tretë. Nëse vendet e tjera nuk praktikojnë kufizimin e lëvizjes me kushtëzim me vaksinim të dozës së tretë konsideroj se edhe ne nuk duhet ta kemi një kufizim të tillë”.