Edhe Aeroporti i Zürich po e analizon mundësinë e bërjes së testeve dhe largimit të karantinës

24.07.2020

Aeroporti i Cyrihut po konsideron të ndjekë shembullin e Gjermanisë dhe Austrisë në bërjen e testeve të shpejta të koronavirusit që të mënjanojë karantinën. Këto teste janë duke u bërë tashmë në aeroportet në të gjithë Gjermaninë dhe Austrinë dhe kanë qenë të suksesshëm në shkurtimin e kohës së karantinës. Në Gjermani dhe Austri, pasagjerët […]

Edhe Aeroporti i Zürich po e analizon mundësinë e bërjes së testeve dhe largimit të karantinës

Aeroporti i Cyrihut po konsideron të ndjekë shembullin e Gjermanisë dhe Austrisë në bërjen e testeve të shpejta të koronavirusit që të mënjanojë karantinën.

Këto teste janë duke u bërë tashmë në aeroportet në të gjithë Gjermaninë dhe Austrinë dhe kanë qenë të suksesshëm në shkurtimin e kohës së karantinës.

Në Gjermani dhe Austri, pasagjerët që rezultojnë negativ mund të hyjnë në vend. Të premten, Gjermania njoftoi se testimi do të ishte falas për të gjithë të kthyerit.

Rezultatet janë në dispozicion brenda disa orësh, megjithëse ka pasur shqetësime në lidhje me besueshmërinë e testeve.

Aeroporti i Cyrihut ka bërë në dispozicion vullnetarisht testimin e koronavirusit, por politikanët zviceranë kanë argumentuar që testet duhet të bëhen të detyrueshme.

Këshilltari Kombëtar i FDP-së, Matthias Jauslin argumentoi se të gjithë të kthyerit duhet të testohen me detyrim, duke i lejuar ata të kthehen në punë pa karantinë për aq kohë sa ata rezultojnë negativë.

LEXO EDHE:  Gjuha shqipe një nga tre gjuhët jokombëtare më të përdorura në Zvicër

Këshilltarja Kombëtare e SVP Verena Herzog u pajtua, megjithëse ajo tha se ishte me rëndësi thelbësore që testet të ishin të besueshme, shkruan SuharekaOnline.

Jasmin Bodmer, një zëdhënës i Aeroportit të Cyrihut, ka thënë që tani testimet – të cilat kushtojnë CHF180 – do të mbeten vullnetare.

“Deri më tani nuk ka pasur ndonjë kërkesë federale për teste të shpejta.”

Deri më sot, edhe nga ata që rezultojnë negativisht në Aeroportin e Cyrihut ende u kërkohet të kryejnë një karantinë dhjetë ditore nëse janë kthyer nga një vend me rrezik të lartë.

Etiketat