E konfirmon Vitia: Shkollat dhe çerdhet hapen të hënën
23.09.2021
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para pak minutash në një konferencë për media. Vitia ka thënë se nga 27 shtatori do të hapen shkollat si dhe çerdhet. “Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do […]
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para pak minutash në një konferencë për media.
Vitia ka thënë se nga 27 shtatori do të hapen shkollat si dhe çerdhet.
“Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe”, ka deklaruar Vitia në konferencën për media.