E konfirmon ministri Zemaj: Vaksinat kundër COVID-19 vijnë në muajin shkurt

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se kosovarët duhet të kenë durim, besim dhe angazhim në frontin e përbashkët kundër pandemisë COVID-19.

Zemaj tha se kontigjenti i parë i vaksinave antiCovid në Kosovë do të vijnë në muajin shkurt. 

“Sapo më erdhi emaili zyrtar se kontigjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj në emisionin “Debat” të RTK

RAPORTO