[E FUNDIT] Shtyhet data e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë
Në bazë të një vendimi të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) thuhet se është shtyrë mbajtja e Testit të Arritshmërisë. Me 21 maj të këtij viti ishte paraparë që të mbahej Testi i Arritshmërisë, ndërsa me vendimin e MAShT-it është shtyrë për një javë. Kështu që më 28 maj të vitit aktual nxënësit […]
Në bazë të një vendimi të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) thuhet se është shtyrë mbajtja e Testit të Arritshmërisë.
Me 21 maj të këtij viti ishte paraparë që të mbahej Testi i Arritshmërisë, ndërsa me vendimin e MAShT-it është shtyrë për një javë.
Kështu që më 28 maj të vitit aktual nxënësit e klasave të nënta do të kenë mundësi që t’u nënshtohen këtij testi.
“Anulohet data paraprake e organizimit të testit të arritshmërisë, e caktuar me vendim nr.2-519 të datës 01.04.2021. Testi i Arritshmërisë organizohet për nxënësit e klasës së 9-të të shkollës së mesme të ulët dhe administrohet me datë 28.05.2021”, thuhet në vendimin e MAShT-it.