[E FUNDIT] Ministri Vitia aprovon kërkesën për heqjen e orës policore

26.05.2021

Ka nisur takimi virtual i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarët e komunave të Kosovës. Takimi ka nisur në ora 10:00 dhe temë diskutimi do të jenë masat e reja kundër COVID-19. IndeskOnline ka mësuar nga burimet brenda takimit në mes të kryetarëve të komunave dhe ministrit të shëndetësisë Arben Vitia që është marrë […]

[E FUNDIT] Ministri Vitia aprovon kërkesën për heqjen e orës policore Foto: Ilustrim

Ka nisur takimi virtual i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarët e komunave të Kosovës.

Takimi ka nisur në ora 10:00 dhe temë diskutimi do të jenë masat e reja kundër COVID-19.

IndeskOnline ka mësuar nga burimet brenda takimit në mes të kryetarëve të komunave dhe ministrit të shëndetësisë Arben Vitia që është marrë vendim të hiqet ora policore.

Kjo dakordancë është arritur në mes të kryetarëve të komunave dhe minisrtrit Vitija dhe e cila më pas pritet edhe të miratohet në qeverinë e Kosovës.

Përveç heqjes së kufizimit të lirisë së lëvizjes, do të ketë edhe lehtësira që kanë ndikim në zhvillim ekonomik lokal.