Bajselmani: Viti shkollor filloi me sukses në të gjitha shkollat

01.09.2025

Të hënën, shkollat e Kosovës hapën dyert për nxënësit, duke shënuar kështu fillimin e vitit shkollor.

Bajselmani: Viti shkollor filloi me sukses në të gjitha shkollat Foto: Ilustrim

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, të cilët vazhdojnë rrugëtimin drejt arritjeve akademike.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Suharekë, Remzi Bajselmani, ka përçuar një mesazh urimi për të gjithë nxënësit dhe mësuesit. Ai theksoi rëndësinë e fillimit të kësaj periudhe me motivim dhe energji të reja.

“Uroj që të gjithë ta nisni këtë periudhë me energji pozitive, përkushtim dhe dëshirë për të arritur rezultate të shkëlqyera. Le të jetë një fillim i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë!” ka thënë Bajselmani.

Tutje drejtori Bajselmani ka njoftuar se mësimi ka filluar në të gjitha shkollat e Komunës së Suharekës

Fillimi i vitit shkollor konsiderohet një moment kyç për të gjithë nxënësit, pasi hap rrugën drejt përmbylljes së vitit shkollor me sukses.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More