Dyshimet për Linë e Majmunit në Kosovë, mostra e 69–vjeçarit rezulton negativ

15.06.2022

Siç dihet nga njoftimet paraprake të MSh-së, me datë 3 qershor 2022 në ora 17:41, IKShPK ka pranuar nga Klinika Infektive-QKUK një raportim për një rast të dyshimtë me Linë e majmunëve (Monkeypox), për një pacient mashkull (1953) nga komuna e Dragashit, i hospitalizuar në këtë klinikë, dhe të cilit i ishte marrë mostra nga […]

Dyshimet për Linë e Majmunit në Kosovë, mostra e 69–vjeçarit rezulton negativ Foto: Ilustrim

Siç dihet nga njoftimet paraprake të MSh-së, me datë 3 qershor 2022 në ora 17:41, IKShPK ka pranuar nga Klinika Infektive-QKUK një raportim për një rast të dyshimtë me Linë e majmunëve (Monkeypox), për një pacient mashkull (1953) nga komuna e Dragashit, i hospitalizuar në këtë klinikë, dhe të cilit i ishte marrë mostra nga ndryshimi lëkuror për t’u dërguar për analiza laboratorike në Holandë.

IKShPK është njoftuar sot nga laboratorët respektiv të këtij shteti, që kjo mostër ka rezultuar negative dhe rasti në fjalë nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga Lia e majmunëve

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.