Dymbëdhjetë infermierë të trajnuar nga FSK fillojnë punën në QKUK

Ministria e shëndetësisë ka bërë të ditur se sot kanë filluar punën në QKUK edhe dymbëdhjetë infermierë të cilët janë trajnuar nga FSK.

Ata kanë përfunduar të gjitha përgatitjet bazike dhe do të qëndrojnë në klinikat e QKUK-së për 30 ditë, varësisht nga nevoja, që të ofrojnë ndihmën e nevojshme për pacientët e prekur me virusin COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi se bashkëpunimi ndërinstitucional në ballafaqimin me pandeminë po jep rezultatet e veta.

“Ky aktivitet është një imputo i rëndësishëm në punën dhe përkushtimin, të cilin po e bëjnë profesionistët shëndetësorë. Kjo tregon që bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mobilizimi i përgjithshëm për ta luftuar pandeminë, po jep rezultatet e veta”, theksoi Zemaj.

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se prezenca e infermierëve të FSK-së është dëshmi e një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm në luftën ndaj pandemisë COVID-19.

“Jam i privilegjuar që po fillon ky mision dhe kam shumë besim në profesionalizmin dhe kapacitetin e tyre, po ashtu edhe në ndihmën që do t’ua ofrojnë kolegëve tanë. Ky është vetëm fillimi, javët në vazhdim do të vijnë edhe ekipe tjera”, tha Krasniqi.

Në anën tjetër, Shkëlzen Syla, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se infermierët do të ndahen në katër njësi dhe, fillimisht, do të 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.