Dyfishohet asistenca sociale dhe ndahen nga 30 euro shtesë për pensionistët

21.01.2021

Qeveria e Kosovës në detyrë sot ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime në kuadër të Programit për rimëkëmbje për vitin 2021. Ministri në detyrë i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar se përfitues të këtij programi janë pensionistët dhe personat me asistencë sociale, shkruan SuharekaOnline. Reçica ka bërë të ditur […]

Dyfishohet asistenca sociale dhe ndahen nga 30 euro shtesë për pensionistët Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës në detyrë sot ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime në kuadër të Programit për rimëkëmbje për vitin 2021.

Ministri në detyrë i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar se përfitues të këtij programi janë pensionistët dhe personat me asistencë sociale, shkruan SuharekaOnline.

Reçica ka bërë të ditur se në tre mujorin e parë të këtij viti qeveria ka marrë vendim për rritjen e të gjitha pensioneve në vlerë prej 30 euro për secilin përfitues të skemave pensionale dhe beneficioneve të cilët përfitojnë shumën deri në 100 euro.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetarë, pensionistë dhe përfitues të asistencës sociale

Sapo miratuam vendimin për dyfishimin e asistencës sociale për të gjithë përfituesit e asistencës sociale për muajët janar, shkurt dhe mars.

Gjithashtu për muajët janar, shkurt dhe mars kemi marrë vendim për rritjen e të gjitha pensioneve në vlerë prej 30 euro për secilin përfitues të skemave pensionale dhe beneficioneve të cilët përfitojnë shumën deri në 100 euro.

Kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë nuk do i lihen mëshirës por me përkushtim dhe angazhim do të punoj pareshtur për të përmbushur obligimin tonë në shërbim të qytetarëve.