Dy vite nga rënia e heorit Afrim Bunjaku, organizohen homazhe dhe akademi përkujtimore

24.09.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 24 shtator 2025, do të organizohen aktivitete për shënimin e dyvjetorit të rënies heroike të Heroit Afrim Bunjaku.

Dy vite nga rënia e heorit Afrim Bunjaku, organizohen homazhe dhe akademi përkujtimore Foto: Ilustrim

Këto aktivitete zhvillohen nën patronatin e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

Ceremonia do të nisë në ora 10:30 me homazhe pranë varrit të heroit Afrim Bunjaku. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë së bashku me kabinetin qeveritar, Ministrin e Punëve të Brendshme, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, përfaqësues të trupit diplomatik dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Gjatë homazheve do të bëhet edhe vendosja e kurorave me lule nga krerët shtetërorë dhe përfaqësuesit e institucioneve.

Akademia Përkujtimore në Prishtinë

Nga ora 15:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, do të mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së heroit. Ky aktivitet përmbyll ditën përkujtimore, duke vënë theksin në nderimin e sakrificës dhe kontributit të tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha mediat janë të ftuara për ta përcjellë këtë ngjarje përkujtimore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More