Dy shtetas serbë arrestohen pasi tentuan ta kalonin ilegalisht kufirin
Dy shtetas serbë janë shoqëruar në stacionin policor pasi kanë kaluar ilegalisht kufirin në rrugën që lidh Stublinën me Dobërqanin.
Foto: Ilustrim
Sipas raportimit të klankosova.tv, incidenti ka rezultuar me ndërhyrjen e autoriteteve.
“Rruga Stublinë-Dobërqan – Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë, pasi që kishin kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të gjykatës, të dyshuarve u janë sekuestruar dokumentet dhe me datë 02.06.2025 duhet të paraqiten në gjykatë për procedurë të mëtutjeshëm,” thuhet në njoftim.
Me vendim të gjykatës kompetente, dy shtetasve serbë u janë sekuestruar dokumentet e identifikimit. Ata janë urdhëruar të paraqiten në gjykatë sot, më 2 qershor, për të vijuar me procedurat e mëtejshme ligjore lidhur me kalimin e paligjshëm të kufirit.