Durmishi largon përgjysmimin e biletave për disa kategori, transportuesit e heqin padinë

  • 18.03.2022
Durmishi largon përgjysmimin e biletave për disa kategori, transportuesit e heqin padinë

Shoqata e Transportuesve Rrugor dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) kanë arritur që të gjejnë gjuhë të përbashkët rreth vendimit për zbritjen e biletave për disa kategori.

Në vendimin që kishte marrë Ministria e Infrastrukturës është theksuar se studentëve, personave me nevoja të veçanta, pensionistët si dhe për invalidët e luftës t’u zbritet çmimi i biletave për 50%, kjo pas rritjes së çmimeve të biletave nga ana e kompanive të autobusëve.


MMPHI dhe Shoqata e Transportuesve Rrugor kanë rënë dakord që çmimet për kategoritë e lartëcekura të kthehen në gjendjen në të cilën kanë qenë para rritjes.

Pas arritjes së kësaj ujdie, Shoqata e Transportuesve Rrugor kanë theksuar se do ta largojnë edhe padinë ndaj këtij dikasteri.

Ndërkaq, në konferencë për media, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka theksuar se anëtarët e shoqatës janë zotuar se do t’i mbrojnë këto kategori.

“Për shkak të rritjes së çmimeve te naftës dhe derivateve kompanitë e transportit rrugor në disa raste kanë vendos t’i rrisin çmimet e biletës. Dhe ne si ministri patëm marr vendim t’i mbrojmë disa kategori. Pas diskutimeve që kemi pas kemi ardhë në një dakordim dhe kemi arrit në një marrëveshje që çmimet për këto kategori të kthehen në gjendjen në të cilën kanë qenë para rritjes.

Për këto kategori shoqërore kryetari dhe anëtaret e shoqatës janë zotu që do t’i mbrojnë këto kategori. Pra këta kanë dërguar edhe padi do ta tërheqin edhe padinë. Ne sivjet kemi edhe në plotsimndryshimin e ligjit për transportin edhe udhëzimet administrative”, tha ai.

Ruzhdi Kurtishaj, kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, ka falënderuar ministrinë në fjalë për shfuqizimin e vendimit.

Ai tha se me këtë marrëveshje të gjithë janë fitues, derisa u zotua që nuk do të ketë ngritje të çmimit të biletave.

“Ka qenë një situatë bukur e tensionuar por përfitues sot të këtij bashkëpunimi janë qytetarët, ministria por edhe shoqata e transportit. Sa i përket çmimit të biletave dhe shfuqizimit të vendimit e falënderojë shumë edhe për normalizimin e situatës. Efekti i këtij vendimi është arrit të mos ketë rritje të biletave dhe ne zotohemi që nuk do të ketë rritje të biletave.

Është shumë e rëndësishme të ndërtojmë partneritet publiko-privat. Po shpresojë që sukseset për të ardhmen s’do të na mungojnë”, tha ai.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë