Drejtori i ShSKUK’së: Rreth 500 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë nëpër spitale

04.02.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në muajin janar ka qenë më i lartë se në muajt e kaluar gjithashtu edhe numri i viktimave. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se numri i pacientëve të shtrirë në klinikat COVID-19 këtyre ditëve është i lartë. Në një lidhje direkte në KTV […]

Drejtori i ShSKUK’së: Rreth 500 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë nëpër spitale Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në muajin janar ka qenë më i lartë se në muajt e kaluar gjithashtu edhe numri i viktimave.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se numri i pacientëve të shtrirë në klinikat COVID-19 këtyre ditëve është i lartë.

Në një lidhje direkte në KTV ai ka thënë se ka hapësira të mjaftueshme për t’u trajtuar pacientët.

Krasniqi ka thënë se aktualisht në klinikat COVID-19 janë të shtrirë rreth 500 pacientë.

“Piku më i madh ishte gjatë muajit nëntor ku numri i të shtrirëve e kishte kaluar shifrën prej 1000 pacientëve”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se institucionet shëndetësore rekomandojnë që të ndalohen vizitat në klinikat ku janë duke u trajtuar pacientët për COVID-19.

Krasniqi ka thënë se me rënien e numrit të rasteve me COVID kanë filluar rikthimin e shërbimeve tjera.

“Aktualisht në QKUK kemi kliniken e Pulmologjisë, Klinikën infektive, objektin e mjekësisë sportive dhe anesteziologjisë.

Ne kemi pas dje 532 pacientë të shtrirë në nivel të vendit. Numri i të shtrirëve në klinikën infektive shkon nga 90 deri 100 në pacientë”, ka thënë ai.