“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt – Prishtina pritet të mbledhë mbi 200 mijë qytetarë në marshin më të madh në histori

14.02.2026

Platforma qytetare Liria ka Emër ka mbajtur sot konferencën e fundit për media para marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të organizohet më 17 shkurt në Prishtinë, në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt – Prishtina pritet të mbledhë mbi 200 mijë qytetarë në marshin më të madh në histori Foto: Ilustrim

Përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, deklaroi se mobilizimi qytetar është masiv dhe gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje të konfirmuar nga të gjitha komunat e vendit, diaspora dhe shqiptarë nga rajoni.

Sipas saj, marshit i janë bashkuar sindikata, mjekë, mësimdhënës, artistë, sportistë dhe përfaqësues të bashkësive fetare, duke dëshmuar se nisma është përtej çdo ndasie politike.

“Ky marsh nuk i përket një platforme apo individëve, por popullit. Presim mbi 200 mijë qytetarë dhe synojmë që ky të jetë marshi më i madh në historinë e Kosovës së lirë,” tha Hoxha, duke theksuar se kërkesa kryesore është drejtësia për ish-krerët e UÇK-së dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Ndërkaq, Ismail Tasholli prezantoi detajet organizative, duke bërë të ditur se marshi do të ketë pesë folës qytetarë, pa përfshirje partiake.

Programi do të shoqërohet me performanca artistike dhe një aksion simbolik te monumenti NEWBORN.Platforma njoftoi se sot do të publikohet edhe agjenda e autobusëve nga të gjitha komunat, ndërsa për sigurinë dhe mbarëvajtjen e tubimit janë ndërmarrë të gjitha masat në koordinim me Policinë e Kosovës dhe shërbimet emergjente.

Në përmbyllje, organizatorët u bënë thirrje qytetarëve që më 17 shkurt të dalin në shesh me familjet e tyre, në një marsh paqësor, dinjitoz dhe gjithëpërfshirës, duke e cilësuar këtë ditë si simbol të lirisë, përgjegjësisë dhe unitetit qytetar.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More