Dogana e Kosovës shënon mbledhje të të hyrave në vlerë prej një miliard eurosh

01.10.2021

Llugaliu ka theksuar se një gjë e tillë paraqet një sukses në krahasim me vitin e kaluar, pasi që sipas tij ka rritje të të hyrave prej 33.5 për qind (%) më shumë. “Kjo paraqet një sukses në krahasim me vitin e kaluar, sepse kemi një rritje të të hyrave prej 33.5 përqind më shumë”, […]

Dogana e Kosovës shënon mbledhje të të hyrave në vlerë prej një miliard eurosh

Llugaliu ka theksuar se një gjë e tillë paraqet një sukses në krahasim me vitin e kaluar, pasi që sipas tij ka rritje të të hyrave prej 33.5 për qind (%) më shumë.

“Kjo paraqet një sukses në krahasim me vitin e kaluar, sepse kemi një rritje të të hyrave prej 33.5 përqind më shumë”, tha Llugaliu në një konferencë për media.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se ka shënuar rritje eksporti prej 68 për qind (%), në krahasim me vitin e kaluar (2020).

“Është sukses i gjithëmbarshëm dhe falënderoj kolegët e mi, të cilët kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme në arritjen e këtij suksesi”, u shpreh Llugaliu.

Mes tjerash ai tha se rreth 10% ka ndikuar situata e krijuar në Jarinjë e Bërnak, sa i përket mallrave të importuar nga Serbia.

“Është e vërtetë që kam pasur vështirësi të ndërrimit të zyrtarëve, mirëpo kanë operuar pa ndërprerje, kështu kanë qenë gjatë gjithë kohës në detyrë”.

“Është e vështirë që brenda javës me trend real, mirëpo ka qenë një ndikim rreth 10% e importeve përmes Serbisë që vijnë mallrat”.